Na telefononi

PYETJE TË PËRGJITHSHME

Cilat janë nivelet optimale të lagështisë dhe temperaturës në dhomë?
Niveli optimal i lageshtisë në dhomë duhet të jetë 40-50%, ndërsa temperatura e dhomave duhet të jetë konstante në 20°C - 24°C.
Si ta përballoj lagështinë në shtëpi?
  • Ventiloni shpesh të gjitha ambientet e shtëpisë.
  • Duhet të ketë domosdoshmërisht një sistem ventilimi në zonat e shtëpisë ku grumbullohen avujt e ujit (p.sh. banjo, kuzhinë).
  • Përdorni gjithmonë një aspirator në kuzhinë. Nxehtësia nga avulli ka përmbajtje të lartë lagështie.
  • Shmangni ose kufizoni mbajtjen e bimëve në ambientet e brendshme. Bimët prodhojnë shumë lagështi.
  • Përdorni një delagështues.
  • Sigurohuni që shtëpia të ketë hidroizolimin e duhur në çati, bodrum dhe tarracë që uji të mos grumbullohet aty.
  • KONDICIONIM

    Çfarë është një inverter?
    “DC Inveter” është teknologjia në bazë të së cilës kompresori i kondicionerit punon vazhdimisht por me nivele të ndryshme të shpejtësisë dhe konsumit për të mbajtur konstante temperaturën e dëshiruar të dhomës.
    Në momentin e ndezjes, kondicioneri funksionon me kapacitein e tij maksimal dhe gradualisht, pasi arrihet temperatura e dëshiruar që i kemi vendosur, ai funksionon me shpejtësi më të ulët për të siguruar konsumin më të ulët të energjisë.
    Si llogaritet konsumi i energjisë elektrike në LEK?
    Fuqia në Watt/h                                600 Watt/h
    Fuqia në kW/h                                   0,60 kW/h
    Kostoja në lekë/kilovat                      9.5 lekë/kilovat
    Koha e funksionimit në orë                1 orë
    Kostoja/orë                                        0,60 * 9.5 *1 = 5.7 lekë
    Kosto/ditë me 2 orë punë në ditë     5.7*2 = 11.4 lekë
    Kosto/muaj me 2 orë punë në ditë   11.4 * 30 = 342 lekë
    A është mirëmbajtja e nevojshme për jetëgjatësinë e kondicionerit dhe performancën e tij?
    Mirëmbajtja e kondicionerit është absolutisht e nevojshme dhe e detyrueshme. Mirëmbajtja e duhur siguron:
    • Efikasitet të lartë me konsum më të ulët të energjisë
    • Jetëgjatësi të pajisjes
    • Një ambient të brendshëm më të pastër dhe më të shëndetshëm
    Mirëmbajtja e kondicionerit duhet të bëhet të paktën një herë në vit, ndërsa pastrimi i parafiltrave të tij çdo 3 muaj në varësi të hapësirës dhe përdorimit të pajisjes.
    Si llogaritet performanca e kërkuar për çdo hapësirë?
    Për zgjedhjen e saktë të fuqisë së kondicionerit, duhet të kryhet një studim i hapësirës ku do vendoset pajisja nga një inxhinier profesionist për t'u siguruar që modeli që zgjidhni është i përshtatshëm për sipërfaqen që dëshironi të mbuloni bazuar në veçoritë për çdo shtëpi (p.sh. lartësia, humbjet termike /dritaret/koha e ndërtimit etj). Megjithatë, mbulimi i rekomanduar për metër katror shpesh plotëson nevojat reale të hapësirës.
    Sipërfaqja BTU
    18 m²           9,000 BTU/h
    25 m²         12,000 BTU/h
    36 m²         18,000 BTU/h
    50 m²        24,000 BTU/h
    60 m²        30,000 BTU/h

    Çfarë është një jonizues?
    Një jonizues është një pajisje e dukshme pranë filtrave në njësinë e brendshme të kondicionerit, i cili prodhon jone negative, duke siguruar kështu një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
    Keni nevojë për siguri të shtuar?
    Siguria e shtuar rekomandohet për kondicionerët e vlerësuar mbi 18,000 BTU/h. Megjithatë, në çdo rast, instalimi elektrik duhet të kryhet nga një instalues elektrik i licencuar në përputhje me rregullat e përcaktuara në rregulloren përkatëse.
    Si funksionon Wi-Fi (aplikacioni)?
    Ky aplikacion i mundëson përdoruesit të ndezë/fike kondicionerin, të rregullojë temperaturën, shpejtësinë e ventilatorit, kudo që të ndodhet, përmes celularit ose tabletit në çdo kohë. Gjithashtu, në varësi të aplikacionit, ka mundësinë e treguesve të konsumit ose informacioneve të tjera që lidhen me kushtet e motit për të lehtësuar përdoruesin të konfigurojë klimën ideale në hapësirën e tij nga distanca. Aplikacioni është i disponueshëm në pajisjet IOS dhe Android.
    A është i rëndësishëm funksioni i delagështimit dhe kur është periudha e duhur?
    Funksioni i delageshtimit është i nevojshëm gjatë periudhave kur lagështia në dhomë është mbi nivelet normale (p.sh. vjeshtë - pranverë). Funksioni i delagëhtimit mbron materialet e ndërtimit të dhomës dhe në të njëjtën kohë e bën funksionin e ftohjes ose ngrohjes më efikas dhe kosto më të ulët konsumi. Gjatë funksionimit të ftohjes (verë), kondicioneri në të njëjtën kohë dehumidifikon ajrin në dhomën që ftohet.
    Sa është përqindja e kursimit të energjisë sipas klasit të energjisë (+)?
    Klasa e energjisë së një kondicioneri e bën atë më ekonomik dhe më efikas deri në 45%.
    A+ = -15%
    A++ = -30%
    A+++ = -45%
    *Matjet janë bërë në bazë të konsumit vjetor në ftohje.
    Pastrimi i filtrit
    • Parafiltrat mund të pastrohen me ujë të ngrohtë dhe sapun neutral. Rekomandohet pastrimi i parafiltrave një herë në muaj.
    • Jetëgjatësia mesatare e filtrave higjienikë (Active Carbon, Photocatalytic, Silver Ion) është 2 vjet.
    • Filtrat higjienikë nuk duhet të pastrohen me ujë. Ato duhet të hiqen nga kondicioneri dhe të tunden jashtë ose të pastrohen me fshesë me korrent.
    • Rekomandohet pastrimi i filtrave higjienikë çdo 2 muaj. Sa më shpesh të pastrohen filtrat, aq më efektiv bëhet veprimi i tyre.
    Cilat janë nivelet e duhura të temperaturës së dhomës?
    Është e rëndësishme të vendosni temperaturën e dëshiruar të dhomës brenda kufijve normalë. Kufijtë normalë të funksionimit për ngrohje janë nga 20 - 23°C dhe për ftohje nga 25 - 28°C. Vëmendje e madhe i kushtohet nivelit të temperaturës që zgjidhni për hapësirën tuaj veçanërisht kur ka një fëmijë. Rekomandohet të konsultoheni me pediatrin për temperaturën e duhur të dhomës kur ka një fëmijë në dhomë. Kushtet e mjedisit të jashtëm nuk duhet të ndryshojnë shumë nga ato të hapësirës sonë të brendshme për të mos krijuar një ndjenjë shqetësimi në trupin tonë për shkak të një ndryshimi të madh të temperaturës. Diferenca e temperaturës ndërmjet ambientit jashtë dhe brenda nuk duhet të kalojë 10°C.
    Modaliteti i gjumit “Sleep mode”
    Ky funksion është shumë thelbësor gjatë natës pasi temperatura e trupit ndryshon.
    Cilësimi aktivizohet duke shtypur butonin "SLEEP" i cili optimizon temperaturën e dhomës gjatë natës duke kursyer kështu energji për shkak të ndryshimit gradual të temperaturës së dëshiruar.
    • Në modalitetin e ftohjes, temperatura e dëshiruar rritet me 0,5°C pas 30 minutash dhe 1°C në orë për dy orët e ardhshme.
    • Në modalitetin e ngrohjes, temperatura e dëshiruar zvogëlohet me 1°C pas 30 minutash dhe me 1°C në orë për dy orët e ardhshme.
    Në këtë mënyrë krijohen kushte të përshtatshme gjumi gjatë gjithë natës.
    Pse duhet të zgjedh një kondicioner jonizues?
    Ajri i fresket dhe i pastër që gjendet në male dhe pyje ofron gjithmonë një ndjenjë dhe energjie freskuese. Kjo për shkak se ajri përmban një përqindje shumë të lartë të joneve negative. Një kondicioner jonizues prodhon jone të tilla negative duke na siguruar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm
    A mund të zbatohet funksioni i delageshtimit vetëm për ftohje?
    Është një funksion i pavarur, megjithatë gjatë funksionimit të ftohjes mund të ketë një delagështim relativ të ajrit në dhomë, sepse vetëm atëherë është i nevojshëm.
    Cilët faktorë janë tregues për të blerë një kondicioner shumë efiçent?
    • Karakteristikat treguese për blerjen e një kondicioneri efiçent, i cili njëkohësisht kursen energji janë: Efiçenca e Energjisë
    • Filtrat e Pastrimit të Ajrit
    • Konsumi Vjetor (kwh/a) në ftohje dhe ngrohje
    A mund ta përdor kondicionerin tim vetëm për funksionin jonizues?
    Jonizuesi nuk funksionon në mënyrë të pavarur. Duhet të kombinohet me funksionin ftohje ose ngrohje.
    A është një kondicioner jonizues po aq efikas sa një pajisje jonizuese?
    Pajisjet jonizuese funksionojnë në mënyrë më efikase, sepse pastrimi i ajrit bëhet në më shumë faza, pasi ato kanë më shumë filtra. Rrjedhimisht, pajisjet jonizuese janë më efektive për sa i përket pastrimit të ajrit.
    Pse vitet e fundit nuk gjejmë lehtësisht kondicionerë me nivel zhurme 19dB?
    Direktiva e re (ECO DESIGN DIRECTIVE 206/2012) kërkon matjen dhe shënimin në etiketën e energjisë nivelin e fuqisë së zërit (Sound Power level) dhe jo nivelin e presionit të zërit (Sound Pressure level) që ishte në fuqi deri më tani. Sidoqoftë, të dyja përmenden në tabelën e karakteristikave teknike të çdo kondicioneri.
    Matja e nivelit të fuqisë së zërit [dB(A)] në hapësirën e brendshme dhe/ose të jashtme bëhet sipas kushteve standarde të vlerësimit (kushtet laboratorike, distanca e pajisjes gjatë matjes, etj.) për ftohje dhe ngrohje. Për këtë arsye, vlerat e fuqisë së zërit janë dukshëm më të larta se niveli i zhurmës, pasi matja është e ndryshme.
    Bazuar në legjislacionin evropian, është e detyrueshme të raportohet niveli i zërit.
    Cili është ndryshimi midis një kondicioneri me klasë energjie A+++ dhe një kondicioneri me klasë energjie A?
    Një kondicioner inverter i klasit energjetik A+++ vlerësohet të jetë deri në 45% më ekonomik se një kondicioner tradicional i klasit energjetik A.

    A+ = -15%
    A++ = -30%
    A+++ = -45%
    Klasa e lartë e Energjisë është i vetmi tregues se një kondicioner është mjaft ekonomik në ftohje dhe ngrohje;
    Asnjëherë nuk mbështetemi vetëm në etiketën e energjisë, ku përmendet Klasa e Energjisë. Duhet të marrim parasysh edhe tabelat e fuqisë së kondicionerëve.
    A mund të krahasojmë një kondicioner të matur sipas rregullores së re të Bashkimit Europian me një të matur sipas rregullores së vjetër?
    Kjo nuk mund të ndodhë pasi metoda dhe kushtet e matjes, si dhe klasifikimi i energjisë i dy kondicionerëve, do të jenë krejtësisht të ndryshme.
    Pse disa kondicionerë raportojnë 3 matje në ngrohje? Cilat duhet të kemi parasysh?
    Evropa është e ndarë në 3 zona termike:
    • E mesme (ku të gjithë prodhuesit duhet të raportojnë matjet në këtë zonë) me pikë referimi STRASBURG ku fuqia e kërkuar (Pdesign) është në -10°C.
    • E ftohtë (ku prodhuesit nuk janë të detyruar të raportojnë matjet në këtë zonë) me pikë referimi HELSINKI ku fuqia e kërkuar (Pdesign) është -22°C.
    • E ngrohta (ku prodhuesit nuk janë të detyruar të raportojnë matjet në këtë zonë) me pikë referimi ATHINA ku fuqia e kërkuar (Pdesign) është +2°C.
    Për të qenë në gjendje që të krahasojmë 2 kondicionerë me njëri-tjetrin, ku eficencën e energjisë në zonën e ngrohtë termke nuk e kanë të paqyruar, duhet të krahasojmë vlerat e zonës së mesme termike.
    Pavarsisht se vendi jonë mund të jetë në zonën e ngrohtë.
    Çfarë është Vlerësimi i Efiçencës së Energjisë në Ftohje (SEER) dhe Ngrohje (SCOP) dhe çfarë mat saktësisht?
    Shkalla e efikasitetit sezonal në ftohje (SEER) dhe në ngrohje (SCOP), mat efiçencën aktuale të energjisë së kondicionerëve në kushte të ngarkesës së pjesshme dhe në bazë të zonës gjeografike ku bën pjesë çdo vend. Shqipëria i përket zonës së ngrohtë.
    A mund të llogaris nga konsumi vjetor (kWh/a) se sa djeg kondicioneri im në orë (kW/h)?
    Konsumi vjetor i ftohjes bazohet në 350 orë punë, ndërsa për ngrohje, në zonën e mesme dhe të ngrohtë, në 1400 orë punë. Duke pjesëtuar konsumin vjetor me orët përkatëse, fitohet një konsum mesatar në orë (kw/h) në modalitetin e ftohjes dhe ngrohjes.
    Ku në kondicioner tregohet konsumi i energjisë së kondicionerit në orë (kW/h)?
    Sipas Direktivës së re Evropiane (European Eco Design Directive), e detyrueshme është konsumi vjetor dhe jo konsumi për orë. Etiketat e energjisë, të cilat shoqërojnë kondicionerin, tregojnë konsumin vjetor (kWh/a) si në modalitetin e ftohjes ashtu edhe në atë të ngrohjes.
    Marka e kondicionerëve Toyotomi: Ekonomik në harxhim Cilësi Japoneze jetëgjatë Pa zhurmë Smart (kontroll nga celulari) Teknologji inteligjente me kontroll zëri

    Keni Investim/ndërmarrje me sistem kondicionimi? Kërko një preventiv.

      Bashkangjitni Projektin

      © AED Solution. Të gjitha të drejtat të rezervuara.